Sot KPK jep vendimin për Xhezair Zaganjorin
Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do të mësojë ditën e sotme vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nëse do të rikonfirmohet ose jo në detyrë. Ai u përball me KPK-në të premten në një seancë që zgjati tej parashikimeve.
Po kështu, ditën e nesërme në orën 9:30 do të jepet edhe vendimi për Rovena Gashin.
Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme është pezulluar nga detyra pasi është nën hetim për mosdeklarim të pasurisë. Ajo nuk u paraqit në seancën dëgjimore dhe as nuk dërgoi avokat. KPK vërejti shkelje për pasurinë e Gashit dhe deklaroi se ajo është munduar ta zvarritë procesin.
KOHA JONË SONDAZH

