Sot Kuvendi, në axhendë miratimi në bllok i anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00. Një nga pikat e rendit të ditës është miratimi në bllok i listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Votim i fshehtë për 5 anëtarët e KLP

Kuvendi i Shqipërisë ka në rendin e ditës sot, pika 7, votimin në mënyrë të fshehtë të listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’ .

Swiss Digital Desktop Reklama

Votimi kërkon shumicë të cilësuar, 2/3 e të gjithë anëtarëve dhe është votim i fshehtë

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e kandidatëve që ka rezultuar nga hedhja e shortit në Nënkomisionin “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë” është si më poshtë:

1. Gëzim Allaraj (nga avokatia)

2. Floreta Gjini (nga avokatia)

3. Eneida Sema (nga trupa e pedagogëve)

4. Gent Ibrahimi (nga trupa e pedagogëve)

5. Andi Muratej (nga shoqëria civile) II.

Ky vendim, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi pasi të botohet në Fletoren Zyrtare.

Ja rendi i ditës:

Image

ImageImage

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?