Sot Kuvendi në orën 11:00, ja çfarë pritet të ndodhë
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë, e cila do të mbahet në orën 11.00. Në këtë seancë, grupet parlamentare do të dorëzojnë në mënyrë zyrtare emrat dhe përbërjet e komisioneve parlamentare dhe organeve drejtuese të Kuvendit.
Ky është rendi i ditës të Kuvendit së Shqipërisë:
Njoftime (Nenet 7, 13, 14, 44, pika 3 e Rregullores)
Projektvendim “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve, Byrosë dhe
përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit” (Nenet 8, 9, 10 dhe 10/1
Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Koha e votimit
Projektvendim “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit” (Nenet 21, 22 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Koha e votimit
Projektvendim për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (Neni 28 i Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
KOHA JONË SONDAZH

