Sot nis zyrtarisht fushata elektorale e 6 marsit
Më në fund nisi fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Vaut të Dejës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.
Në garë për këto zgjedhje janë 20 kandidatë për kryetar bashkie, ndërkohë që këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë. Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.
Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.
Kandidatët e PS
Bashkia Durrës, PS garon me Emirjana Sakon
Bashkia Shkodër, PS garon me Majlinda Angonin
Bashkia Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun
Bashkia Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla
Bashkia Vorë, PS garon me Blerim Shera
Bashkia e Lushnjës Eriselda Sefa
Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana
KOHA JONË SONDAZH

