Sot, seanca e parë e Kuvendit të ri, pritet zgjedhja e Ruçit kryetar

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në Dekretin nr. 10599, datë 29.08.2017 të Presidentit Ilir Meta.

Sot pritet që të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi i propozuar nga Kryeministri Edi Rama me votat e shumicës socialiste. Lajmine  dha vetë Rama dje në mbledhjen e Grupit të PS-së.

“Nesër ne do ta konfirmojmë me votën e shumicës së 25 qershorit kandidaturën e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe jemi besimplotë se në katër vitet që vijnë drejtimi i Kuvendit do të jetë shembullor në respekt të çdo deputeti, të çdo grupi parlamentar dhe të çdo pike të Rregullores të miratuar me konsensus mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimjavën e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin e saj. Më pas do të zgjedhim edhe ekipin drejtues të këtij grupi parlamentar, si dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. ”

Swiss Digital Mobile Reklama

Rregullorja e Kuvendit

Pas dekretit nga Presidenti i Republikës të datës 29 gusht për thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sekretaria e parlamentit, njoftoi se seanca e parë do të mbahet më datën 9 shtator, ora 10:00. Direkt pas mbledhjes, Kuvendi do të zgjedhë Këshillin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve i cili përbëhet nga 9 deputetë që do të shqyrtojnë dokumentacionin e çdo deputeti. Deputetët që do të përbëjnë Këshillin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve propozohen nga grupet parlamentare dhe zgjidhen me 71 vota. Brenda dy ditësh, Këshilli duhet të dorëzojë në Kuvend raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve. Mësohet se ky këshill do e bëjë këtë raport brenda ditës së shtunë dhe më pas në po këtë ditë në orën 18:00, seanca parlamentar do të mblidhet sërish që deputetët e rinj të bëjnë betimin e tyre. Në seancën e pasdites do të zgjidhet edhe kreu i ri i Kuvendit, ku deri tani ka vetëm një propozim dhe ai është Gramoz Ruçi. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit bëhet pa debat. Në seancën e orës 10:00, me propozim të drejtuesit të seancës, i cili parashikohet të jetë deputeti më i vjetër në moshë, caktohen 3 deputetët më të rinj të kuvendit si sekretarë të tij deri në ngritjen e Byrosë. Deputeti më i vjetër në moshë është Sali Berisha, dhe nëse ai nuk pranon të hapë legjislaturën siç ndodhi edhe 4 vite më parë, deputeti më i vjetër pas zotit Berisha, është deputeti i opozitës Tritan Shehu, por duket se seanca do te drejtohet nga socialisti Besnik Baraj. Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate dhe drejton e vetme qeverinë. Partia Demokratike është forca e dytë politike,  por e para në opozitë, në këtë sesion parlamentar ka 43 mandate, LSI në opozitë gjithashtu ka 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?