FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot seancë rekord! 118 deputetë të regjistruar për diskutim

Seanca plenare e ditës së sotme mund të rezultojë një nga seancat më të gjata të zhvilluara në vend.

Janë 118 deputetë që janë regjistruar për të mbajtur fjalim në podium. Kohëzgjatja e një diskutimi është 20 minuta e nëse secili deputet zgjedh të mbajë një fjalim në maksimumin e kohës, atëherë seanca do të zgjasë thuajse 40 orë.

Në fund të seancës ku kryeministri iu përgjigj dje pyetjes së deputetëve për programin qeverisës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi lexoi listën e diskutantëve të regjistruar ku rezulton se nga Partia Socialiste janë regjistruar për të mbajtur fjalim 60 deputetë, nga Partia Demokratike 42 deputetë dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim 16 deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?