Sot zyrtarizohen dorëheqjet e ministrave të PD

Ditën e sotme ministrat teknikë të Partisë Demokratike largohen nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes Rama Basha para tre muajsh me qëllim monitorimin nga afër të sjelljes së administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.
Ministrat pritet të japin gjatë ditës së sotme dorëheqjen pasi përfunduan raportin për standardin e zgjedhjeve. Mësohet se kompetencat do t’i delegojnë tek zv.ministrat deri me krijimin e qeverisë së re në shtator.

Ne nuk kemi çfarë të bëjmë më në qeveri. Ne e kryem detyrën tonë”, – mësohet të jenë shprehur ministrat.

Përveç ministrave, po sot pritet të japë dorëheqjen edhe zv.kryeministrja Ledina Mandija dhe për të bërë këtë, ata nuk do t’i pengojë mungesa e kryeministrit Rama për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskryeministrja dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë shqiptare Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?