Spahiu: Check-Up, Sterilizimi “FALAS”, grabitja e qeverisë Rama

Në një status në facebook, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, hedh akuza për tenderat dhe koncesionet e qeverisë ”Rama 2”. Shqetësimi i Spahiut lidhet me Check-Up, Sterilizim, për të cilin thotë se është një tjetër vjedhje e kësaj qeverie.

”Këto ishin sipas qeverisë, emergjencat dhe prioritetet në sektorin e shëndetësisë, të mos harrojmë, “FALAS”. Ndërkohë që për të parën janë paguar 84% më shumë nga taksat tona, ndërsa për sterilizimin janë paguar 6% të shpenzimeve spitalore, duke çuar burimet financiare për shëndetësinë në drejtime krejt dytësore”,-shkruan Spahiu.

Statusi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto ishin sipas qeverisë, emergjencat dhe prioritetet në sektorin e shëndetësisë, të mos harrojmë, “FALAS”. Ndërkohë që për të parën janë paguar 84% më shumë nga taksat tona, ndërsa për sterilizimin janë paguar 6% të shpenzimeve spitalore, duke çuar burimet financiare për shëndetësinë në drejtime krejt dytësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që për çdo aksident në Bulqizë, si më e ekspozuara ndaj tyre, duhet të thërritet helikopteri, pasi mungon tërësisht shërbimi i urgjencës.

Qartazi që skemat e Konçensioneve dhe PPP-ve ishin dhe janë gjetje të kësaj Qeverie vetëm me një qëllim, përfitimi korruptiv, në shuma të mëdha, nga paratë e buxhetit, në shumë raste dhe me miratimin e shumicës në Parlament.

Për ta, skema e tenderimit dhe garës quhet e vjetëruar dhe penguese per realizimin e projektit të madh “Rilindja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?