FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spahiu: Kur do protestojë PD, pas Botërorit apo pas plazhit?

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar mungesën e reagimit të Partisë Demokratike. Ai shprehet kritik ndaj veprimtarisë së opozitës duke e konsideruar liderin e saj si “zjarrfikës kauzash”.

“Zjarrfikës kauzash. Më falni për mungesën e informacionit por s’më kujtohet, kur do i fillonte protestat PD-ja pas Botërorit⚽apo pas plazhit ⛱?” shkruan Spahiu në Facebook.

Ndërsa një komentues i flet mbi rikthimin e tij në politikën aktive në Tiranë, Spahiu  përgjigjet: “Une e kreva luften time or mik. Kam bere 279 proteta ne 6 vjet kunder PD dhe PS deri sa Basha e Rama u martuan te dy. Vazhdoni ju kargini dy tradhetar. Skam nevoj as poste dhe ska qen as depuetet dhe as minuster kurre. Me mjafton profesioni im” nënvizon ish-kreu i AK-s i cili nuk le pa ironizuar edhe Sali Berishën: “Inshallah e rrezojne me qytetar digitalb pas 12 vjetesh” (TemA)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?