Spahiu: Marrëveshja për detin me Greqinë u rrëzua nga amerikanët

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu në një lidhje me Skype për “360 Gradë” në Ora News, tha dje se në vitin 2009, Gjykata Kushtetuese është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar marrëveshjen për detin me Greqinë.

Spahiu: Vij në këtë emision me tre fakte. E para, të jeni të sigurt që Greqia nuk interesohet për ujin apo peshkun sepse ka vijën bregdetare më të gjatë në Ballkan. Interesat e Greqisë kalojnë përtej kufijve të shtetit grek. Për këtë do të sjell një fakt kur kam qenë nënkryetar i KLD-së. Vendimin e 2009-s për delitimimin e kufirit  detar me Greqinë nuk do ta ndalte Gjykata Kushtetuese nëse nuk do të kishte një suport të fortë të SHBA-ve. Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë një mbrojtje të fortë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe menjëherë pas kësaj i kanë marrë gjyqtarët i kanë çuar 1 muaj në SHBA. Interesat janë më të mëdha se sa të Shqipërisë dhe Greqisë.

Në dy takime me ambasadorin Arvizu kur na është sjellë ftesa nga sekretarja Clinton mua dhe nënkryetarit të AK-së, Myslim Pashai na ka thënë se ju jeni heronjtë e kombit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti, Shqipëria ndryshe nga Athina, Beogradi apo Shkupi, ka një sistem të sinkronizuar opozitë-pozitë për interesat e tyre kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debatet

Çështja e marrëveshjes së detit me Greqinë ka shkaktuar debate të forta në studion e “360 Gradë” midis ish-kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu dhe deputetit të PD-së, Aldo Bumçi dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Jashtme, Gledis Dervishi.

Dervishi: Ju thatë që të dy palët kanë kryer vepër penale për tradhti kombëtare? E para është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, e dyta nuk ka ndodhur?

Bumçi: Kush e përcakton tradhtinë kombëtare?

Spahiu: I qëndroj veprimit se ka pasur tradhti kombëtare.

Bumçi: Ky debat duhet të ishte me ministrin tënd.

Spahiu: Ju bëni pazar me Bakojanis (ish-ministre e jashtme e Greqisë), ju tjerët me Kotzias. Ka një procedurë kushtetuese. Duhet të kalojë në Komisionin e Jashtëm, në Parlament, në Presidencë. Kush është Ditmir Bushati.

Dervishi: Nuk ka ndodhur procesi akoma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?