Spahiu: Në vetëm në 6 muaj, 24 mijë shqiptarë të papunë
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se në 6 mujorin e parë të vitit, janë regjistruar 24 mijë të papunë. Spahiu thotë se 50% më shumë është numri i subjekteve të mbyllura, ku në një postim në facebook, jep arsyet pse ka ardhur kjo rënie.
”TVSH për biznesin e vogël. Energjie elektrike më të shtrenjtë, uji më i shtrenjtë. Taksat lokale (sidomos Tiranë ku nr i subjekteve të mbyllura është më i madhi) dhjetë fishuar. Pra, sektori që punëson më shumë, biznesi i vogël, po mer goditje çdo vit, pa asnjë shpresë se do të ketë investime të mëdha të huaja (të gjithë e lexuam “me duar në kokë” raportin e DASH)”,-shkruan Spahiu.
Më tej Spahiu thotë se biznesi i vogël po merr goditje çdo vit, pa asnjë shpresë se do të ketë investime të mëdha të huaja.
Postimi i plotë
50% më shumë numuri i subjekteve të mbyllura në 6 mujorin e parë, krahasuar me vitin 2017.
8081 subjekte kanë kaluar me status pasiv, që do të thotë se minimalisht rreth 24,000 më shumë janë të papunë.
Shkaku kryesor mendohet rënia e konsumit por mos harrojnë:
TVSH për biznesin e vogël.
Energjie elektrike më të shtrenjtë
Uji më i shtrenjtë.
Taksat lokale (sidomos Tiranë ku nr i subjekteve të mbyllura është më i madhi) dhjetë fishuar.
Pra, sektori që punëson më shumë, biznesi i vogël, po merr goditje çdo vit, pa asnjë shpresë se do të ketë investime të mëdha të huaja (të gjithë e lexuam “me duar në kokë” raportin e DASH).
Lind vetëm një pyetje:
Ku Po Shkojmë???
KOHA JONË SONDAZH

