Spahiu: Një tjetër investitor i huaj largohet nga Shqipëria

Deputeti i LSI-së, Përparim Saphiu ka ngritur shqetësimin se nga Shqipëria është larguar një tjetër investitor. Në një postim në facebook, ai thotë se është kompania gjermane Meggle ajo e cila largohet nga Shqipëria. Nga ana tjetër, Spahiu ka përmendur rastin e hotel Sheraton dhe të një investitori që u dhunua.

”Kjo është situata e të bërit biznes në Shqipëri, ndërkohë që rajoni prej vitesh lufton fort për afrim dhe krijim e kushteve lehtësuese për investitorët e huaj. Pak kohë më parë, edhe pse u dha lajmi për lehtësi fiskale për hotelet me pesë yje, u largua Sheraton, më herët akoma u largua një investitor me projekt ambicioz në turizëm, si rezultat i dhunës së ushtruar mbi të”,-shkruan Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?