Spahiu: Presidenti e nxori Rilindjen nga skuta ku ishte futur

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar për qëndrimet e qeverisë “Rama” lidhur me dekretin e Presidentit Ilir Meta. Spahiu shprehet se shqiptarët po njohin këto ditë emrat e ministrave të kabinetit “Rama”, pasi kurrë s’kanë dalë në media kaq shpesh sa këtë javë.
“Prej tre ditësh janë turrur ministra e deputetë rilindas kudo, në çdo orar, në çdo media. Ndërkohë, dy vite qeverisje, akoma nuk kemi mësuar emrat e ministrave që drejtojnë këtë vend, si kemi parë askund, në asnjë debat. Prej dy vitesh nuk miratohet asgjë në dobi të vendit, përveç aferave korruptive, denoncuar tashmë nga opozita, por dhe media të huaja. Faleminderit z. President që i nxore nga skuta ku ishin futur…!!!”,- deklaron Përparim Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?