Spahiu: Protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu thotë në “Tonigt Ilva Tare” në Ora News thotë se protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë, pa e zbuluar se çfarë është ajo.

Spahiu: Kemi një strategji paqësore apo më të fortë, mbetet për t’u parë. Por, që protesta e të shtunës nuk do të jetë si protesta e tjera. Ashtu si protesta e 18 shkurtit prodhoi çadrën, edhe protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë që do ta detyrojë Edi Ramën për të gjetur rrugën e dialogut dhe për ta çuar Shqipërinë në qeveri teknike dhe zgjedhje në një garë të barabartë.

Duan të votojnë prapë Edi Ramën? Ta mbajnë me shëndet! Edhe 4 vjet tjera, asnjë rrugë nuk do të inaugurohet. Maksimumi ndonjë palmë. Do i ndërrojë, se këto që mbolli u thanë. Ky ka probleme shumë të rënda. Mbjell palma në zona malore, gështenja në bregdet. Gjithmonë ka qenë problematik në vizionin e tij qeverisës dhe ka menduar gjithmonë fasadë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?