Spahiu: Qeveria hedh 10 mijë të papunë në “tregun” e azilkërkuesve

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu përmes një statusi në facebook shprehet se sipas të dhënave të INSTAT-it, 3.300 subjekte kanë mbyllur aktivitetin e tyre në 2017. Më tej ai shprehet se qeveria ja ka dalë që të hedh 10 mijë të papunë në ”tregun” e azilkërkuesve.

Deputeti i LSI-së, shton se me “këto ritme emigracioni dhe papunësie, do të përfundojmë si blerës e shitës me njëri-tjetrin”.

Postimi i Përparim Spahiut

Swiss Digital Desktop Reklama

3,300 subjekte NETO, kanë mbyllur aktivitetin e tyre në vitin 2017 krahasuar me 2016, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitin 2017 numërohen 97,485 biznese me 1-4 të punësuar kundrejt 101,277 të tillave në 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria “me sukses” arrin të hedh 10,000 të papunë në “tregun” aq të kërkuar prej shqiptarëve së fundmi, atë të azil-kërkuesve.

Me siguri shifra të tilla jua keni lexuar dhe treguar me krenari, si arritje më shpejtë se ç’kërkohej, tutorëve tuaj, atyre që manaxhojnë dhe fitojnë nga qëndrat tregtare në vënd.

Por mos harroni, se me këto rritme emigracioni dhe papunësie, do të përfundoni si blerës e shitës me njëri tjetrin..!!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?