Spahiu: S’mund të ketë zgjedhje në 18 qershor. Milo: Lufta e PD zero, nëse si plotësohet asnjë kusht

Aleati i Partisë Demokratike, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi se arsyeja e vetme se pse opozita nuk pranon që zgjedhjet të mbahen në 18 qershor, pasi nuk plotësohet infrastruktura ligjore. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, Spahiu theksoi se opozita kërkoi qeveri teknike për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Nuk mendoj se partitë opozita dhe qeveritare janë gati të bëjnë fushatë. Një nga arsyet që PD nuk pranon 18 qershorin, është dhe mbetet vetëm një; infrastruktura ligjore për zgjedhjet. Ne mendojmë se 18 qershori është i pamundur të bëhet. Faktori ndërkombëtar ka thënë që këto janë pjesë që duhet ti diskutonim. Pse na duhen ne 4 ministrat? Qeveria teknike na duhet për të garantuar zgjedhje të lira. Votimi apo numërimi elektronik do jetë pjesë e diskutimin në parlament. Paketa ‘McAllistër’ nuk përmend ndryshim sistemi”, tha Spahiu. Ndërkohë, kreu i PDS-së, Paskal Milo tha se e gjithë ‘lufta’ e PD-së do të rezultojë zero nëse nuk realizohet asnjë prej kërkesave të saj, që u parashtruan gjatë kësaj kohe.

“Nëse ajo nuk realizon asnjë prej kërkesave të saj në adresë të ndryshimeve zgjedhore, e gjitha lufta e PD, rezulton një zero. PD i lidhi këmbë e duar vet dhe nuk u përqendrua tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kur shohim që mungon çështja e PD për numërimin elektronik, rezulton që gjithë lufta e PD është zëro”, theksoi Milo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?