SPAK/ Lefter Kokës i japin 10 vite burg

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Avokati i tij ka deklaruar pafajësinë e ish-ministrit, teksa sipas tij ai ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat duke theksuar se procesi është i stisur politikisht dhe ka porositës dhe ekzekutor.

“Provat në 120.000 faqe dosje hetimore faktojnë pafajësinë absolute të Lefter Kokës për 3 akuzat. Procesi është i stisur politikisht, ka porositës dhe ekzekutor. Dy takimet që pretendohet se Lefter Koka ka marre pjesë në diskutime me Albtek faktohet nga TIMS se ka qenë jashtë Shqipërisë.

Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013, faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoqëritë kanë kryer evazion fiskal me njëra tjetrën pa lidhje me Lefter Kokën dhe janë dënuar nga gjykatat e rretheve për këtë vepër. Hetimi u devijua. Kjo çështje është e hetuar dhe gjykuar në gjykatën e Elbasanit. Është anti-kushtetuese të rigjykohet. Do t’i drejtohemi Strasburgut”, u shpreh avokati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?