Spiropali: Gjëma e mbrëmshme s’mund dhe s’duhet të përsëritet
Deputetja e Partisë Socialiste , Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Selenicë ku një 24 vjeçari vrau me automatik 8 kushërinjtë e tij.
Në një shënim në facebook ligjvënësja e PS-së ka bërë disa propozime me masat që duhen marrë në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.
Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.- shkruan Spiropali.
Postimi i plotë:
“Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.
Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!”
KOHA JONË SONDAZH

