FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spitalet, drejtorët e rinj emërohen në shtator

Drejtorët e spitaleve rajonale kanë nisur të japin dorëheqjen. Një grupim drejtuesish do të ikin, të tjerë presin që të zënë vendet e tyre. Ministria e Shëndetësisë thotë se kriteret dhe rregullat që do të ndiqen për përzgjedhjen e drejtorëve të rinj do të vendosen nga qeveria e re, që do të formohet në muajin shtator.

Gjatë muajit gusht nuk do të ketë asnjë garë të hapur për këto pozicione pune. Pak ditë më parë Rama zhvilloi një takim me këta të fundit, teksa kërkoi që ata të tërhiqen nga pozicioni që mbajnë. Sipas kryeministrit, shkak i kërkesës është keqmenaxhimi i spitaleve dhe neglizhenca e tyre për zgjidhjen e problemeve të pacientëve.

Gjithashtu, ai paralajmëroi hapjen e një konkursi, përmes të cilit do të përzgjidhen emrat e rinj, teksa ftoi të bëhen pjesë e tyre edhe drejtuesit aktualë, që mendojnë se janë të aftë për atë pozicion pune.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?