Sqarimi i Bashës për marrëveshjen para deputetëve të PD: Rama ishte gati dhe për zgjedhje në korrik, por…

Nuk ka zgjatur shumë mbledhja e Lulzim Bashës me deputetët e PD dje, pasi u arrit marrëveshja me Ramën. Një prej deputetëve të opozitës tha për Lapsi.al se Bashës i mjaftuan 15 minuta që të shpjegonte marrëveshjen para deputetëve. Kreu i PD nuk e pa të arsyeshme të përmendte, përse hyri në zgjedhje me Ramën kryeministër, që ishte edhe kushti kryesor i protestës në çadër.

Pasi marrëveshja iu shpërnda të gjithëve në mbledhje, Basha i njoftoi deputetët se të hënën duhet të jenë në kuvend, ku do të votohen komisionet e vetingut dhe ministrat teknikë të qeverisë.

Në mbledhje ka folur vetëm Lulzim Basha dhe asnjë nga deputetët e tjerë. Në fjalën e tij ai është fokusuar më shumë në vendimin për datën e zgjedhjeve. Basha u ka shpjeguar demokratëve se zgjodhi 25 qershorin si ditën e zgjedhjeve, megjithëse Rama ishte i hapur për ta shtyrë në korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i PD shpjegoi për Lapsi.al se Basha synon të marrë vota nga të rinjtë, ndërsa mazhoranca favorizohet nga vota e të punësuarve në administratë. Për këtë arsye Basha ka llogaritur se në muajin korrik, në kulmin e sezonit të pushimeve, është më e vështirë që të rinjtë të marrin pjesë në votime. Nga ana tjetër, PS e ka më të lehtë të “kontrollojë” pjesmëmarrjen e të punësuarve në administratë. Për këtë arsye të dyja palët ranë dakort që zgjedhjet të zhvillohen në 25 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?