Sqaron Jamarbër Malltezi për shkarkimin e Bashës

Jamarbër Malltezi ka sqaruar kërkesën e firmosur në lidhje me largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Ai ka reaguar mbrëmë pas emisionit “Opinion”, ku u analizua pikërisht rebelimi brenda PD ndaj Bashës. Në reagimin e tij ai thotë se nuk di kush e bëri çorap deklaratën sepse “unë kam rënë dakord vetëm me deklaratën e anëtarëve të Kryesisë së PD-së”.

Reagimi i Malltezit

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam rënë dakord veç me deklaratën e anëtarëve të kryesisë; me dënimin e PS për drogën paratë e pista, kërcënimet, etj. Nga ana tjetër dënojmë përcarjen që futi Basha përmes zhdukjes së simboleve të PD dhe përçarjes së partisë me Republikë e Re dhe e Vjetër. Po kështu kam kërkuar dorëheqjen e Bashës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në parti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej në sqarimin e tij për Opinion, Malltezi thotë se nuk di kush e ka bërë çorap qëllimisht se “grupi ka bërë një deklaratë të dytë kundër Bashës. Unë s’kam qenë dakord dhe duket inatëçore”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?