Studentët marshojnë në Bulevard: Bashkë jemi të pathyeshëm
Studentët kanë nisur marshimin e tyre në Bulevard për t’u stacionuar para Ministrisë së Arsimit ku do të mblidhen në një protestë masive sot.
Studentët e Politeknikut, Arteve dhe Gjeologji Minierave janë mbledhur tek Korpusi dhe më pas kanë parakaluar në Bulevard para kryeministrisë. Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave.
Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore. Ndërkohë ka nisur marshimi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.
Foto nga gazetari i ”Koha Jonë”, Herion Mesi
KOHA JONË SONDAZH

