Studentët para Kryeministrisë do kalojnë natën jashtë. Basha: Po ju drejtohem si prind, ndihmojini

Dhjetëra studentë kanë vendosur të kalojnë natën para ndërtesës së Kryeministrisë në të ftohtë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga qytetarët që të solidarizohen dhe t’i ndihmojnë studentët me bantanije dhe ushqim.
“Po ju drejtohem si prind qytetarēve të Tiranës: studentët që kanë vendosur në mes të të ftohtit të kalojnë natën jashtë në kushte të padurueshme. Mendoni si për fëmijët tuaj, sot duhet t’u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim.

Ndërsa nesër ftoj të gjithë prindërit, qytetarët t’ju bashkohen protestës së tyre. Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta. Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfilljes ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është dita e pestë e protestës së studentëve. Pas ultimatumit ndaj qeverisë dhe mos plotësimit të kërkesave, ata janë zhvendosur para godinës së Kryeminsitrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?