Studenti-Ramës: Mos na ofendo, fol si kryeministër
Gjatë takimit me studentë dhe pedagogë të Arkitekturës, një student i tha kryeministrit Rama se i kishte ofenduar duke i konsideruar ngelësa dhe terma të tjerë të përshtatshëm.
Pjesë nga debati:
Studenti: E para, na keni quajtur ngelësa. Edhe unë ju bëj thirrje ju të silleni si kryeministër dhe diplomat.
Rama: E para e punës, kur ju kam thënë juve se jeni ngelësa.
Studenti: Nuk e imagjinoj dot Merkelin të bëjë meme në fb.
Rama: Nuk të jap llogari ty se si e përdor Instagramin. Unë nuk kam thënë se ju jeni ngelësa. Unë kam bërë një koment nga shumë komente me ata që shkruajnë. Është një shprehje respekti. I kam thënë dikujt aty; je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat?
Masteri nuk është në asnjë vend të botës, ndërkohë që nuk shumë vende të botës cikli i parë subvencionohet, masteri është në nivel ekselence. Sidoqoftë edhe për masterin do t’u kërkojmë taksa paguesve shqiptarë që të paguajnë për ekselentët dhe ata me ndihmë ekonomike. Jo për të gjithë. Është e padrejtë. Është e vërtetë që rrogat janë të ulëta, por taksat janë edhe më të ulëta.
KOHA JONË SONDAZH

