Studentja Ramës: Më kë marrë në telefon

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët e Universitetit Politeknik në Tiranë.

Edhe në këtë takim ka pasur replika mes studentëve dhe shefit të qeverisë.

Një studente i tha Ramën, se ky i fundit e kishte marrë në telefon në 10 të darkës dhe I kishte thënë “më merr të keqen mua”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do marr fjalën se nuk ma lanë mikrofonin deri tani sepse e dini shumë mirë çfarë do them.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kë quan ofenduese “zhvatje me vetëdije”, kur ne po na zhvatin çdo ditë?

Gjatë gjithë këtyre ditëve ti më the mbrëmë kur më more në telefon se jemi treguar dembela mendorë!

Po, po pasi të komentova më more në tel dhe më the: “Më merrni të keqen ju e kushdo që mendon si ju!”

Ça jemi ne për ju? Jemi lolo të qeverisë?  Nuk na keni respektuar në asnjë moment dhe as kur më morët mbrëmë në telefon dhe e them këtu para gjithë Shqipërisë që po na sheh se nuk na blini dot sikur keni blerë 1000 fresishtë. Ju nuk doni dialog, por jo doni monolog zoti Rama, ju nuk doni ta dëgjoni popullin, ju doni të flisni vetë.

Ky takim është manipulim, sepse dialogu duhet të ishte bërë me të gjithë studentët kur ishim të gjithë bashkë dhe jo të bëni takime veç e veç kur shumica në takim janë freshista.

Tani kush do të rrijë të dëgjojë këtu të rrijë, kush nuk do le të dalim jashtë.”- tha studentja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?