FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi në Barcelonë, Ambasada në Madrid: Nuk ka shqiptarë në atentat

Ambasada jonë në Madrid raporton se në sulmin terrorist që goditi sot Barcelonën nuk janë evidentuar shtetas shqiptarë në vendngjarje.

Ambasada u bën thirrje shtetasve shqiptarë në Barcelonë të shmangin vendin e aktit terrorist dhe te ndjekin udhezimet e autoriteteve lokale.

Për çdo informacion ata janë të lutur të kontaktojnë në numrin 0034667673333.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një furgon u fut sot mes një turme turistësh në Barcelonë. Policia ka konfirmuar viktima dhe të plagosur. Ndërkohë mediat flasin për 13 të vdekur dhe 30 të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?