Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares së News24 Klodiana Lala.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të sotëm, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së  babait të saj.

Plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në castin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes. Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga policia që të pohojë apo mohojë ngjarjen.

Klodiana Lala është gazetare e kronikës në News 24, ndër të paktët punonjës të medias në Shqipëri që guxon të flasë hapur për lidhjet e politikës me krimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?