“Supriza” e qeverisë “Rama 2”, Majlinda Bregu Ministre e Diasporës?

Pas kritikave të ashpra që Kryeministri u bëri ambasadorëve shqiptarë dhe Ministrisë së Jashtme në lidhje me “zero rezultatet” mbi punën e tyre për të lobuar e sjellë në vend investitorë të huaj, po ashtu Rama lajmëroi dje edhe krijimin e një ministrie të re, asaj të Diasporës.

“Dua t’ju informoj që në funksion të këtij aspekti themelor të kësaj qasjeje të re, qeveria e re do të ketë dhe një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut”.

Në ambientet politike po qarkullojnë disa kandidatura. Gazeta “Mapo” në një shkrim të sajën, shkruan se kandidatura më e përfolur është ajo e ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Kjo pasi Bregu është një njohëse e mirë e proceseve integruese, ka edhe njohje me vlerë në nivele të larta të KE dhe PE çka e dëshmoi edhe me negociatat e fundit për krizën politike për bojkotin e zgjedhjeve nga PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej gazeta shkruan se: “Vlerësimi i Ramës për punën e Bregut vjen që gjatë mandatit të kaluar qeverisës, ku ish-ministrja e PD mbante postin e kryetares së Komisionit të Integrimit. Në momente kyçe për fatin e hapjes së negociatave në mbledhjet e përbashkëta Shqipëri–BE, Bregu ka kërkuar gjithmonë hapjen sa më parë të këtyre negociatave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatura e Bregut është në diskutim dhe mund të realizohet me qëllim për të treguar hapje ndaj opozitës dhe pikërisht në një nga postet që ka të bëjë me raportet me jashtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?