FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Survejohet nga policia? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur për herë të parë për lajmin e survejimit të tij nga ana e policisë.

Basha tha se ai nuk shqetësohet nga përgjimet që i bëhen atij, por për degradimin e shtetit shqiptar.

“Nuk mendoj se është një çështje që meriton një diskutim sonte. Një nga gazetat më të mëdha në vend publikoi lajmin, pas kësaj deputetët e PD morën kontakt me Drejtorin e Policisë dhe i dhanë një paralajmërim të prerë, që nëse policia nuk bën detyrën ndaj bandave dhe krimit dhe merret me kryetarin e opozitës. Por kjo nuk ka të bëjë me mua apo me familjarët e mi, por këta policë paguhen për të luftuar krimin. Unë nuk i jap asnjë vlerë kësaj. Unë dhe opozita jemi ndeshur me forma të ndryshme të presionit. Por ajo që të shqetëson, është se ku ka përfunduar policia e shtetit. Rama nuk ka pse përballet me babalen, pasi po ta kishte takuar 4 vite më parë do ta bënte deputet, ashtu siç bëri Ndokën me shokë. Unë s’kam patur asnjë shqetësim. Shqetësimi i vetëm është se ku degraduar shteti shqiptar”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?