Tabaku: Propaganda e Ramës, në maj 2018 u mbyllën 1016 biznese

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me punësimin dhe biznesin në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku thotë se nga të dhënat zyrtare, në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese.

POSTIMI I PLOTE

Swiss Digital Desktop Reklama

REALITETI dhe PROPAGANDA e Ramës

Swiss Digital Mobile Reklama

REALITETI:

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese.

Në 5 muaj, Janar-Maj 2018, 5848 biznese mbyllën qepenat.

Çdo biznes që mbyllet do të thotë rroga që nuk paguhen më, kryefamiljarë dhe të rinj që mbeten pa punë, më pak të ardhura dhe më shumë varfëri për familjet shqiptare.

Të dhënat zyrtare të kreditimit të ekonomisë konfirmojnë krizën ekonomike!

Ky është muaji i pestë rradhazi që kreditimi ulet.

Kredia per bizneset në Prill 2018 rezulton 17 milione dollare më pak sesa Marsi dhe 80 milionë dollarë më pak se Prilli 2017.

PROPAGANDA:

Për propagandën shikoni se si Edi Rama gënjen live në ERTV.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?