FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tabaku zbulon koston e vërtetë të Unazës së Madhe

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar koston e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shkruan se kostoja e vërtetë e projektit është 24 milionë euro për kilometër, dhe jo 20 milionë siç është thënë fillimisht.

Krahas kostos, Tabaku publikon edhe një tabelë të ARRSH-së, ku sipas saj tregon më së miri korrupsionin e tenderit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbi koston e Unazës së Tiranës! Kemi disa ditë që diskutojmë për koston e Unazës së Tiranës dhe faktit që kostoja për kilometër është 20 milionë euro. Në fakt të gjitha tenderat publike japin vlerën e tenderit pa TVSH, që do të thotë kostoja është në të vërtetë 48 milionë euro dhe 24 milionë euro për kilometër. Kjo tabelë e ARSH-së e tregon më së miri korrupsionin e paprecedentë me këtë tender”, shprehet deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?