Takim me Ramën? Ja si do njihet kryeministri me shtatë dorëheqjet e PD

PD-ja tërhoqi dje ministrat e saj nga qeveria “Rama” ndërsa zyrtarisht pritet që zv.kryeministrja Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të Partisë Demokratike të dorëzojnë sot në Kryeministri tekstin e dorëheqjes.

News 24 raporton se pritet që dorëheqja t’i mbërrijë me postë kryeministrit Rama deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kur mbyllet edhe zyra e protokollit në Kryeministri.

Të njëjtat burime saktësojnë se nuk do të ketë asnjë takim mes tyre dhe kryeministrit Rama, të cilin nuk e takuan asnjëherë në këto 3 muaj. Deri më tani kërkesa e tyre nuk ka mbërritur ende, ndërsa e vetmja që u pa në kryeministri, ishte zv.kryeministrja Mandija.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet nëse pas dorëzimit të kërkesës për dorëheqje, ministrat teknikë të Partisë Demokratike do të largohen menjëherë nga detyra apo do të qëndrojnë deri në formimin e qeverisë së re në muajin shtator, siç e kërkon Kushtetuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrat e larguar morën detyrën menjëherë pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

EMRAT E MINISTRAVE TEKNIKË TE DOREHEQUR

Zv.kryeministrja Ledina Mandija,

ministri i Brendshëm Dritan Demiraj,

ministrja e Financave Helga Vukaj,

ministrja e Arsimit Mirela Karabina,

ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi,

ministria e Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri

Ministrat e larguar morën detyrën menjëherë pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

/Bw

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?