FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimet me Metën dhe Ramën, Nishani: Synoj kandidatin më të mirë

Sipas një njoftimi zyrtar nga Presidenca, në fokus të takimeve  ishte informimi nga ana e Presidentit për secilin prej bashkëbiseduesve të Tij për proçesin e deritanishëm të ndjekur për përzgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit, në takimet e zhvilluara, informoi se proçesi i ndjekur synon arritjen e standardeve më të larta që çojnë drejt përzgjedhjes së kandidaturës më të mirë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Presidenti Nishani kërkoi nga ana e bashkëbiseduesve që proçesi i konsultimit dhe përzgjedhjes së Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë të shoqërohet me transparencë dhe mirëkuptim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?