Takimi Basha-Yee, Ndoka: U kërkua rihapja e negociatave

Kreu i PDK, Nard Ndoka, i ftuar në studion e Report Tv, ka zbardhur takimin mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee.

Aleati i Bashës tha se në këtë takim u diskutua për çështjet që shqetësojnë opozitën si dhe për mundësinë e rihapjes së negociatave për gjetjen e një kompromisi.

“U diskutua për rihapjen e negociatave me qëllim gjetjen e konsensusit, për t’i dhënë një garanci këtij procesi zgjedhor, që ka nisur në mënyrë të njëanshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Data 18 qershor ka rënë tashmë. Ajo që ne kemi kërkuar, është një paketë masash që duhet të merret në konsideratë. Gjërat janë të qarta, janë përsëritur herë pas here. Opozita kërkon garanci, numërimi dhe votimi elektronik, qeveria teknike është një prej atyre kërkesave që qëndron në tryezën e negociatave, por po diskutohet për variante të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita tashmë është e qartë në qëndrimin e vet, ne nuk jemi për bojkot, nuk jemi shprehr për të bojkotuar zgjedhjet, patjetër që do të futemi, do të ketë një datë për zgjedhjet, sigurisht jo të njëanshme. Duhet të ketë reflektim nga maxhoranca, s’mund të përjashtojë opozitën”, tha Ndoka.

I pyetur për deklaratën e Yee se SHBA ka dyshime lidhur me arsyet e bojkotit të PD, Ndoka tha se ky vendim i opozitës është i përligjur. Sa i takon pasojave që do të ketë bojkoti, Ndoka thotë se nuk është në disfavor të opozitës. “Ka një ndërgjegjësim të madh të qytetarëve. Edhe kur kam qenë me z.Meta në grevë urie edhe me z.Rama, standarde kemi kërkuar. Kështu që edhe këtë herë, standarde kërkojmë. S’jam politikan që u kam shkuar pas avazit vendimeve të marra nga PD, por kemi një mozaik partish, pra jemi së bashku, me gjithë tentativat për joshje, presione, për të tërhequr ndonjë nga partitë politike. Kjo tregon se realisht ka një kauzë”, tha Ndoka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?