Berisha: Takimi i Durrësit dështoi, munguan 4 kryeministra

Ish-kryeministri, Sali Berisha shkruan se takimi me kryeministrat e Ballkanit, organizuar nga BE në Durrës, dështoi.

Sipas tij, aty kishte vetëm dy kryeministra shqiptarë dhe ndaj mund të quhet takim i dështuar.

“Me pak se gjysem takimi! Miq, takimet multilaterale jane te dobishme, por kur nga 7 kryeministra te ftuar 4 nuk “gjejne” dot kohe per te ardhur, jane pa kuorum dhe me shume se deshtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo veçanerisht kur nga 3 te pranishem 2 jane shqiptare. Le t’i themi faleminderit kryeministrit te Malit te Zi se perndryshe do kishim nje takim thjesht ndershqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht ky bojkot ka vetem nje shkak: munguan se nuk deshen t’ u ngjiten pleshta ne narkoshtetin e Norieges, i vetem ne Europe dhe ne bote”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?