FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi i Durrësit, Rama: Ditë e mirë pune për rajonin e për Shqipërinë

Një ditë të mirë për rajonin e ka cilësuar kryeministri Rama takimin e  sotëm në Durrës me homologën e Ballkanit Perëndimor ku merrte pjesë edhe komisioneri europian Hahn.

Në një postim në fb, ai shkruan: “Ditë e mirë pune për rajonin e për Shqipërinë. Qoftë me bashkëpunimin rajonal qoftë me integrimin europian, do të ecim më shpejt. Për më shumë ekonomi dhe punësim”.

Pasi ranë dakord për një plan me 115 pika për transformimin e lëvizjes se mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në Samitin e Triestes, kryeministri Rama mblodhi në Durrës 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara këtë axhendë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencën për shtyp, kryeministri së bashku me Komisionerin Johannes Hahn u shprehën optimistë për këtë projekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria, tha Hahn, është në rrugën e duhur, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për  reformën në drejtësi dhe luftën kundër drogës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?