Takimi i mbyllur, Xhafaj nënkupton kthimin si Ministër i Brendshëm
Fatmir Xhafaj, gjatë një takimi të mbyllur me gazetarët e kronikës, ka lënë të kuptohej se do rikthehet në postin e Ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë, nga burime në takim mësohet se në muajin korrik pritet te këtë lëvizje ministrash, ku pritet të emërohen disa të rinj.
Xhafaj në takimin me gazetarët ka folur për nevojën e ndryshimeve në polici, ku është shprehur se duhet vetting në radhët e forcave të rendit.
Fatmir Xhafaj ka evidentuar se ka nevojë për një marrëdhënie të re me publikun dhe median.
Ndërkohë Xhafaj nuk ka lënë pa komentuar edhe Vettingun, ku ka shtuar se me krijimin e institucioneve te vettingut do rritet bashkëpunimi polici-prokurori.
“Në shator do të krijohen institucionet e reja të vettingut dhe synimi ynë është të përforcojmë bashkëpunimin polici-prokurori.
Për të monitoruar procesin e vettingut pritet të vijnë gjyqtar nga jashtë.
Për prokurorët dhe gjyqtarët që i nënshtrohen vettingut çdo e dhënë do të jetë e aksesueshme”, mësohet të ketë thënë Xhafa në takimin me dyer të mbyllura me gazetarët.
KOHA JONË SONDAZH

