“Takimi me George dhe Alex Soros, sot vendoset fati i Ramës në Londër”
Kryeministri Edi Rama braktisi dje me urgjencë fushatën elektorale të PS dhe u nis në Londër. Zyrtarisht, Rama do të marrë pjesë në Forumin e gazetës Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Sado i rëndësishëm të jetë një forum i tillë, lënia në mes e fushatës elektorale dhe ikja nga Tirana në ditën që gazeta më e madhe europiane, “Bild” publikoi përgjimet e qeverisë “Rama” për vjedhjen e votave është sinjal i zhvillimeve të forta në mazhorancë.
Avokati Altin Goxhaj, një përfaqësues i shoqërisë civile që e ka kthyer në kauzë plartformën anti-Soros në Shqipëri, thotë se sot në Londër po merren vendime të rëndësishme për fatin e Ramës dhe zhvillimet në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Goxhaj shkruan se sot Edi Rama do të takohet me Xhorxh Soros dhe djalin e tij, Alex Soros, të cilët gjithashtu marrin pjesë në këtë forum. Goxhaj shpjegon se në këtë takim familja Soros do të vendos dhe për fatin që do të ketë kriza politike në vend.
Ai ka paraqitur dhe pesë pika kryesore të këtij takimi.
Postimi i Altin Goxhaj në Facebook:
“5 pikat e skenarit Soros:
❶ Ikën Rama
❷ Vjen Veliaj Kryeministër,
❸ Zgjedhjet Lokale shtyhen në Shtator,
❹ Zgjedhjet Parlamentare shtyhen për në 2020 (për të shmangur Dekretin e Presidentit për Zgjedhje të parakohshme në Shtator), me pretekstin e
❺ Reformë Zgjedhore: për realizimin e Sistemit Proporcional Kombëtar me Lista të Hapura.
Zgjedhje Lokale i shtyjmë në Shtator, Rama ikën me pretekst për zgjidhjen e krizës së Dekreteve dhe Audio përgjimeve, Kryeministër do vendoset nga Parlamenti Erion Veliaj duke ndërruar gjithë kabinetin qeveritar dhe duke risjellë një pjesë të ministrave që ikën në Dhjetor dhe duke shtuar G99shat dhe me pretekstin e Reformës Zgjedhore (për të vendosur Sistemin Proporcional Kombëtar me Lista të Hapura) Zgjedhjet Parlamentare do shtyhen për në 2020!
Info mbi Axhendën dhe aktorët:
Vendi i takimit Le Méridien Piccadilly, Londër.
Kujtojmë se Edi Rama ndodhet në Londër (bashkë me Majlinda Bregu dhe Kryeministren e Serbisë) në një takim ku as George Soros dhe as Alexander Soros nuk janë pjesë e folësve të planifikuar ndërkohë George & Alex Soros janë nisur dje me urgjencë me aeroplanin e tyre privat.
KOHA JONË SONDAZH

