FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi Rama-Basha, më 6 qershor në Pallatin e Kongreseve

Takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mund të bëhej edhe këtë javë, por gjithçka është shtyrë për javën e dytë të qershorit, për shkak të përjashtimit me 10 ditë nga Parlamenti i Sali Berishës.
Megjithatë, komunikimi nuk u ndërpre nga ky vendim. Demokratët nuk e pranuan si vendtakim të përshtatshëm sallën e hartave në Kryeministri, e as propozimin e parë të qeverisë që takimi të kryhej këtë të enjte.
Kjo do të ishte një ditë që rivalizonte atë të seancës plenare, që demokratët kishin marrë vendim për ta bojkotuar. Të hënën, të dyja palët ranë dakord në parim me propozimin e Kryeministrisë, që takimi të zhvillohet më 6 qershor, ora 17:00, te Pallati i Kongreseve. Por kjo është vetëm në parim.
Top Channel ka mësuar se stafet nuk kanë komunikuar që nga e hëna për të caktuar modalitetet thelbësore: formatin e takimit dhe axhendën e tij, siç ka kërkuar stafi i kryetarit të Partisë Demokratike.
Ekspertë të opozitës që kanë marrë pjesë në takime të ngjashme, si ai i arritjes së marrëveshjes së 2002-shit mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, thonë se takime të këtij niveli kërkojnë një përgatitje shumë të mirë, madje edhe me draftmarrëveshje të rakorduar paraprakisht.
Një rol të tillë atëherë e kanë kryer ambasadorët e OSBE-së dhe Këshillit të Europës, Geert Ahrens dhe Jorgen Grunet, ndërsa tani, pjesën e vështirë të negociatave paraprake po e kryen ambasadori amerikan Donald Lu. Në lojë janë dy drafte paralele për Reformën në Drejtësi, si dhe ajo që opozita e quan prioritetin numër 1 të saj, Reformën Zgjedhore me votimin dhe numërimin elektronik.
Top Channel

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?