FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi urgjent më Ramën. Kurti zbulon çfarë diskutoi me kryeministrin e Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur takimin e djeshëm me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.

“E para është siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre të fundit që kanë qenë e dëmshme dhe kriminale.

Tema e dytë ka qenë sfida e energjisë në ditët dhe javët në vijim. Ju e dini se KEK-u dhe KESH-i bashkëpunojnë ngushtë. Ne gjatë verës ju kemi dhënë atyre energji dhe presim që ta kthejnë gjatë dimrit. Konkretisht e njoftova Ramën që ne jemi të parët në Ballkan që kemi marrë vendim për shpërblim të atyre që kursejnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tema e tretë ka qenë takimi i Berlinit”, ka deklaruar shkurtimisht kryeministri Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?