Taksë për Rrugën e Kombit, Berisha: Rama, turpi i Kombit
Kush kalon sot në tunelin e Kalimashit drejt Kukësit apo kur vjen për në Tiranë, sipas një vendimi të qeverisë, do të duhet të paguajë 5 euro. Taksa e re që prek veçanërisht Kukësin dhe Kosovën, do të merret nga koncesionari që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.
Në lidhje me këtë pagesë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. “Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro në Rrugën e Kombit!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në facebook.
”Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në rrugën e Kombit do paguajë taksën “Edvin”; 5 deri ne 10 euro! Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro te ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri-tjetri! Turpi i Kombit!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

