Taulant Balla: Do kërkojmë ndëshkimin e Bashës!
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha nga foltorja e Kuvendit se do kërkojë “marrjen e masës ndëshkimore për gjuhë tërësisht të papranueshme” për kryetarin e PD-së.
Lulzim Basha foli pikërisht para Ballës.
“Në mënyrë të përsëritur disa përfaqësues të opozitës përdorin në Kuvend një gjuhë të papranueshme me fyerje të papranueshme nga Kodi i Etikës miratuar nga kuvendi. I mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës që kauzat e tyre janë fashitur, janë e njëjta betejë si për parkun, stadiumin, e investime të tjera të rëndësishme… Por, këta persona s’mund të lihen jashtë vëmendjes… Do kërkojmë marrjen e masës ndëshkimore për gjuhë tërësisht të papranueshme”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

