Taulant Balla humbet kontrollin, kërcënime dhe fyerje ndaj kreut të shtetit

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar me një gjuhë aspak etike ndaj kreut të shtetit. Në një reagim nervoz në Facebook, Balla i quan lajthitje qëndrimet e kreut të shtetit.

Balla thotë se dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve nuk ka asnjë vlerë, ndërkohë që sot dekretit i Presidentit për shtyrjen e datës është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ligjërisht anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit ka hyrë në fuqi.

Balla thotë se Presidenti nuk ka në dorë datën e zgjedhjeve, ndërkohë Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcaktojnë se data e zgjedhjeve dekretohet nga kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

KQZ dhe çdo institucion tjetër, përveç Gjykatës Kushtetuese ka të drejtë vetëm të zbatojë dekretin e shtetit dhe as ta komentojë apo aq më pak të mos e marrë në konsideratë. Çdo veprim tjetër i këtyre institucioneve është shkelje ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë i Taulant Ballës në Facebook:

“Dëgjova nga Presidenti Meta që ka qenë i sëmurë në këtë periudhe dhe nuk degjon mirë!

I uroj ne emer te Grupit Parlamentar shërim të shpejtë dhe meqë nuk degjon mirë po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit:

Zoti President ju nuk keni asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve të dekretuar prej Jush.

ZGJEDHJET DO TË MBAHEN MË 30 QERSHOR, në respekt të plotë të dekretit të nxjerrë prej Jush në respekt të detyrimit kushtetues që keni.

Ndërsa çdekreti Juaj eshte nje lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithe vemendjen e Parlamentit, te cilen do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojme edhe Rezoluten perkatese lidhur me lajthitjen ne fjale.

Te shkuara edhe njehere Zoti President!”.

Presidenti Meta: Lexojeni mirë Kushtetutën. Zgjedhjet i shtyva për të shmangur destabilitetin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?