Taulant Balla: Protesta dështim

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga kandidatët e PS, Anastas Angjeli, Luan Duzha, Besjan Ajazi, Erjona Ibro dhe Kryetarja e Bashkisë Luljeta Dollani zhvilluan një takim me të rinjtë e Gramshit.

Balla u tha të rinjve se Gramshi sot nuk ka nevojë për tunelin ku është zhytur PD me protestat e saj të dështuara, por ka nevojë për shumë reforma të tjera dhe shumë punë.

Protesta e dështuar e PD sot tregon se ata për fat të keq kanë hyrë në një tunel pafund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga tuneli, ofruam gjithçka, por ne nuk mund të presim derisa Saliu të bindet se Luli nuk e bën dot atë punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk presim dot. Kështu që PD le të vazhdojë  në tunel, ne duhet të vazhdojmë angazhimin që kemi ndaj Gramshit dhe ndaj Shqipërisë që duam.

Kemi detyrë shumë historike përpara të cilën do ta bëjmë me Gramshin, me të rinjtë e të rejat e Gramshit dhe me popullin shumë të nderuar të Gramshit i cili gjithmonë i ka dhënë fitore PS“  tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?