FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla: PS e vendosur për shkarkimin i Presidentit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në një deklarate për mediat pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësues të Bundestagut gjerman, deklaroi se viti 2019 do të jetë viti i hapjes së negociatave për Shqipërinë.

I pyetur për shkarkimin e mundshëm të presidentit Ilir Meta, Balla u shpreh se PS është e vendosur për të shkarkuar kreun e shtetit. Pasi ka kryer një akt antikushtetues.

“PS nuk është tërhequr aspak për të shkarkuar presidentin Meta. Më vjen keq që nuk lexohet siç duhet Rezoluta e Kuvendit. Presidenti i Republikës ka bërë një akt antikushtetues. Akti i paprecedent i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Duhet të lemë Kuvendin që të bëjë detyrën që i takon. Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë një debat dhe në fund do të dalë në përfundim. Përballë një akti antikushtetues, duhet një hap ligjor që të dënojë antikushtetueshmërinë. Presidenti mund të ketë shumë dëshira, por jo gjitha dëshirat mund t’i shndërrojë në dekrete”, tha Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta: Lexojeni mirë Kushtetutën. Zgjedhjet i shtyva për të shmangur destabilitetin

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?