Taulant Balla: Rama është me Donald Trump. Basha me Nard Ndokën

Në vijim të takimeve elektorale drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, Taulant Balla u ndal në Kuturman. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra dhe nga kandidatët e kësaj zone ata zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e këtij fshati, ku i njohën me reformat e qeverisë si dhe projektet për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Duke u ndalur tek situata politike, Balla tha: “Sot është një ditë e veçantë, unë jam këtu me ju, Edi Rama është me Donald Trump në Bruksel edhe Lul Basha duke nda me Nard Ndokën ku do kandidojë Nard Ndoka edhe me atë kaubojsin që përzumë ne. Të gjithë duhet ta dimë që nuk ka dyshim që Edi Rama do të jetë sërish kryeministër dhe PS do t’i fitojë këto zgjedhjet. Duhet ta dini që sa mirë kemi hecur ne me investimet në zonën tonë Librazhd, pasi kemi marë shumë investime krahasuar me shumë bashki të tjera, por do të kishim marë më shumë nëse PS do të kishte pasur 71 mandate vetëm”,- tha Balla.

Ai shtoi se “kësaj radhe është votimi më i rënsësishëm që kemi pasur në gjithë këto vite, o Shqipëria vazhdon në drejtimin e nisur ose larg qoftë kthehemi ku ishim në 2013. Në rast se PS nuk siguron e vetme qeverisjen 71 do duhet të bëjmë përsëri koalicione. Ato të PD-së i gwnjen mendja e kujtojnë se do i marim ata, po na ka lujt mendja ne të marim ato. Ne i morëm për këtë marrëveshje për shkak se na duhet të mos e vonojmë asnjë ditë Vettingun dhe që donim që kur Rama të shkonte në Bruksel për të takuar Trumpin dhe Merkelin ne ta kishim filluar procesin e Vettingut me qëllim që menjëherë më pas të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që djemtë e Kuturmanit të cilët kanë pushtuar Europën mos jenë më si emigrantë të paligjshëm, por të udhëtojnë me një pasaportë të një vendi anëtar të BE. Nuk kemi kohë për të humbur. “

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla vijoi më tej se ky mandat është mandati i punësimit dhe me të njëjtin angazhim që punuam për Reformën në Drejtësi tani duhet të punojmë për punësimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?