FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të dënuarit në burgun e Fierit japin vota për Rilindjen

162 vota janë hedhur gjithsej në kutinë e votimit nga të burgosurit në Qendrën e Votimit me numër 3079/3. Pas numërimit, rezulton se 76 vota kanë qenë për Partinë Socialiste, 67 për Partinë Demokratike, 15 për Lëvizjen Socialiste për Integrim, 2 vota për PDIU dhe 2 vota për Aleancën Demokristiane.

Pra thirrjes së Edi Ramës për të marrë i vetëm Timonin e qeverisjes, i janë përgjigjur pozitivisht edhe të dënuarit e burgut të Fierit, që kanë arritur të mbledhin më shumë se 70 vota vetëm për Rilindjen.

Gjatë 4 viteve të shkuara, në parlament u bënë deputetë njerëz me rekorde të rënda kriminale, të dënuar për vjedhje, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge etj. Duket se perceptimi që u krijua se të fortët gëzojnë simpatinë e Ramës, nuk ka rënë në vesh të shurdhër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?