FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të hënën mblidhet Kuvendi, votohet vettingu dhe ndryshimet në qeveri

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme  të hënën e javës së ardhshme për votimin e Komisioneve të vettingut dhe ndryshimeve në qeveri.

Në bazë të marrëveshjes së gjerë të arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha, zgjedhjet do të mbahen me 25 qershor, ndërsa opozita do të marrë postin e zv/kryeministrit dhe postet e 6 ministrave të konsideruar teknikë.

Marrëveshja prej rreth 4 faqesh iu dërgua medias nga Partia Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria teknike- Sipas marrëveshjes së arritur, Partia Demokratike do të ketë postin e zv/kryeministrit si dhe 6 ministra teknikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

QEVERIA:

-Zv/kryeministër, teknik
-Ministri i Brendshëm, teknik
-Ministri i Arsimit, teknik
-Ministri i Shëndetësisë, teknik
-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
-Ministri i Financave, teknik
-Ministri i Drejtësisë, teknik
-Drejtori i OSHEE
-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
-Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
-Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?