FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Të huajt të qëndrojnë larg ‘pazarit të gjësë së gjallë’ në Kuvend”

Ndërkohë që mediat pranë qeverisë po e shtojnë presionin, duke theksuar se brenda opozitës mund të ketë rrjedhje deputetësh në rast se votohet reforma në drejtësi, PD ka mbledhur aleatët e saj.

Pas një raportimi të Shqiptarja.com se 7 deputetë të së djathtës mund të ‘tradhtojnë’, aleatët dolën të bashkuar përpara mediave.

Fatmir Mediu i PR dhe Dashamir Shehi i LZHK thanë se përkrahin deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha se opozita do djegë mandatet nëse ka rrjedhje deputetësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Opozita nuk ka vend në Parlament nëse mazhoranca shkon në Kuvend në mënyrë të njëanshme”, tha Mediu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje ai e kishte një paralajmërim edhe për diplomatët e huaj.

“Shpresoj që ‘pazari i gjësë së gjallë’ në parlamentin shqiptar të ketë marrë fund. Ky pazar është i ambientit shqiptar nuk ka pse të shkojë përtej ambientit shqiptar,” tha Mediu.

Aleati Agron Duka i PAA nuk ndodhej në takim pasi është në një vizitë pune në Paris.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?