Të rinjtë e FRPD dhe LRI i presin biletën për në Kolumbi Ramës
Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë protestuar sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj dhe qeverisë “Rama”.
Këtë herë të rinjtë e opozitës, në mënyrë demonstrative i kanë prerë kryeministrit Edi Rama biletën e largimit nga Shqipëria. Në disa parrulla që mbanin në duar të rinjtë imitoheshin bileta udhëtimi për “pasagjerin” Edi Rama.
“Destinacioni i Ramës është për në Kolumbi, vetëm vajtje, pasi vetëm Kolumbia mund t’i japë azil Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Sajmir Tahirit. A mundet një vend të bëjë progres drejt BE me një ish-ministër të Brendshëm që po hetohet për trafik droge dhe drejtësia e kapur nga Edi Rama e le të lirë?!”,- tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

KOHA JONË SONDAZH

